July 31, 2026
1 min read

Gërmimet në Zubin-Potok, gjendet edhe municion në vendngjarje

Një sasi municioni është gjetur gjatë gërmimeve që po zhvillohen në Kalludër të Zubin-Potokut, në lokacionin ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Për Demantim News, gjatë punimeve janë hasur fishekë të armëve të gjata, të cilët janë tërhequr nga ekspertët, ndërsa njësitet përkatëse do të vazhdojnë hetimet.

Gërmimet kanë nisur të martën, pas dyshimeve se në këtë lokacion janë varrosur pjesëtarët e grupit të njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, të zhdukur që nga viti 1999.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa operacioni i gërmimeve po vazhdon.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop