Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vushtrri, ku janë përfshirë dy vetura.
Për Demantim News, nga informacionet e para raportohet se në aksident ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca për t’u ofruar ndihmën e nevojshme.
Policia pritet të dalë me informacione zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e të lënduarve.
/Demantim News/