Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R., i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Për Demantim News, pas seancës dëgjimore, gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, pasi i dyshuari është shtetas i Serbisë, si dhe mundësia që ai të ndikojë te provat dhe dëshmitarët.
Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është e domosdoshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale dhe praninë e të pandehurit gjatë hetimeve.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
/Demantim News/