Politologu për Evropën Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas zbulimit të dy varrezave të reja masive në Kosovë, ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të viktimave shqiptare të luftës.
Për Demantim News, Mujanoviq tha se ky zbulim rikujton se pasojat e fushatës së dhunshme të regjimit të Sllobodan Millosheviqit mbeten ende të pazgjidhura.
Ai theksoi se mijëra persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur, ndërsa vlerësoi se strukturat politike të trashëguara nga ajo periudhë nuk janë reformuar plotësisht.
Mujanoviq kritikoi edhe komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se vazhdon të mos i trajtojë me seriozitet çështjet që lidhen me krimet e luftës dhe personat e zhdukur.
/Demantim News/