Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën “Pema e Thatë” në Ksamil, ku ka humbur jetën një i ri.
Për Demantim News, viktima është Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banor i Ksamilit, i cili po drejtonte një furgon. Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/Demantim News/