Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Mrasor, në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë.
Për Demantim News, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
/Demantim News/