Gjatë muajit korrik 2026, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 217 aksidente trafiku, duke shënuar një rënie prej 18.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për Demantim News, Policia Rajonale bëri të ditur se 82 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ku 120 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa 135 raste kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, gjatë korrikut janë shqiptuar 7.837 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa 149 shoferëve u është hequr patentë-shoferi për kundërvajtje të rënda.
Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.
/Demantim News/