August 4, 2026
1 min read

Grajqevci: Fshehja e varrezave masive ishte e organizuar nga Serbia

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur, Ahmet Grajqevci, ka deklaruar se fshehja e varrezave masive gjatë luftës është bërë sipas një plani të organizuar nga shteti serb.

Për Demantim News, Grajqevci tha se prej përfundimit të luftës kanë ekzistuar dyshime për disa lokacione me varreza masive në veri të Kosovës dhe në territorin e Serbisë, ndërsa zhvillimet e fundit në Zubin Potok i kanë përforcuar këto dyshime.

Ai shtoi se mungesa e mjeteve dhe kompetencave në vitet e para pas luftës e kishte pamundësuar hetimin e këtyre lokacioneve.

Sipas Grajqevcit, dëshmi dhe dokumente të ndryshme ngrenë dyshime edhe për ekzistimin e një varreze masive në afërsi të Rashkës, ku besohet se mund të jenë dërguar trupat e viktimave të luftës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop