August 4, 2026
1 min read

Nga Zvicra në Kosovë, ekstradohet personi i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe institucionet e drejtësisë, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë shtetasi kosovar me inicialet K.B.

Për Demantim News, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Sipas Policisë, ai kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa tashmë është dorëzuar tek autoritetet kompetente në Kosovë për procedurat e mëtejshme ligjore.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop