Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një sulm me thikë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Për Demantim News, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, ndërsa viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po zhvillojnë veprime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
/Demantim News/