August 4, 2026
1 min read

Kontratë 500 mijë euro për bileta, MPJ-ja siguron udhëtimet për një vit

Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 497 mijë eurosh për sigurimin e shërbimeve të udhëtimit për një periudhë 12-mujore.

Për Demantim News, kontrata është lidhur me operatorin ekonomik “AS Travel Club” SH.P.K., ndërsa vlera e saj arrin në 497,014 euro, pak më e ulët se fondi i paraparë prej 500 mijë eurosh.

Marrëveshja kornizë do të mbulojë nevojat e Ministrisë për bileta ajrore dhe shërbime të tjera të lidhura me udhëtimet zyrtare të stafit diplomatik dhe zyrtarëve gjatë një viti.

Sipas dokumenteve të prokurimit publik, kontrata do të jetë në fuqi për 12 muaj, duke siguruar shërbimet e udhëtimit sipas nevojave të institucionit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop