Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohet se kanë zhvilluar veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.
Për Demantim News, vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit dhe është konfirmuar nga Ministria e Brendshme. Personat e shpallur të padëshiruar janë Valon (Valjon) Bela dhe Bekir Halimi, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Ky vendim vjen vetëm pak javë pasi autoritetet shqiptare shpallën “non grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në Shqipëri për një periudhë prej 15 vitesh.
/Demantim News/