August 4, 2026
1 min read

Sot varroset Florije Muriqi, 58-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me tren në Pejë

Florije Muriqi, 58 vjeçe, e cila humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga treni në Pejë, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në varrezat e fshatit Koshutan, te Molika e Sakut.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur 58-vjeçarja u godit për vdekje nga treni, duke lënë të pikëlluar familjen, të afërmit dhe gjithë ata që e njohën.

Latest from Blog

Go toTop