August 4, 2026
1 min read

Vuçiç kritikon ashpër Malin e Zi për pjesëmarrjen në përkujtimin e operacionit “Stuhia”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ndaj vendimit të Malit të Zi për të marrë pjesë në shënimin e 31-vjetorit të operacionit ushtarako-policor “Stuhia”, që do të mbahet të mërkurën në Knin të Kroacisë.

Reagimi i tij erdhi pasi u konfirmua se i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kroaci do të përfaqësojë Podgoricën në këtë ceremoni. Për këtë çështje reagoi edhe kryetari i partisë “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajkoviq.

Vuçiç kritikoi gjithashtu faktin se autoritetet malazeze nuk dërguan përfaqësues në përkujtimin e viktimave serbe në Mrkonjić Grad.

Sipas presidentit serb, ky vendim pasqyron orientimin e politikës zyrtare të Podgoricës dhe, sipas tij, është një veprim që nuk do të mbetet i izoluar.

“Qeveria e Malit të Zi po merr pjesë në kremtimin e krimeve të kryera kundër serbëve, ndërsa nuk ka dërguar askënd në përkujtimin e viktimave serbe në Mrkonjić Grad. Ky është vetëm fillimi i vendimeve të tilla dhe nuk pres që kjo qasje të ndryshojë në të ardhmen”, është shprehur Vuçiç.

Latest from Blog

Go toTop