October 2, 2025
1 min read

Aksident me fatalitet në Rahovec, vdes një person pasi vetura përplaset me një traktor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Sipas njoftimit të policisë në aksident është përfshirë një veturë dhe një traktor kur shoferi i këtij të fundit ka pësuar lëndime.

Në orët e pasditës QKUK-ja ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda ka humbur jetën viktima.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me shoferë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Latest from Blog

Go toTop