Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është nisur nga objekti i Qeverisë drejt Kuvendit të Kosovës, ku pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi pritet të mbahet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar politike dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Para nisjes për në Kuvend, Kurti ka deklaruar se do të marrë pjesë në takim me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe për përfundimin e procesit të formimit të institucioneve.
Në takim, Kurti do të shoqërohet nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.