August 4, 2026
1 min read

Takimi Kurti-Abdixhiku vazhdon pas më shumë se një ore diskutimesh në Kuvend

Ka kaluar më shumë se një orë prej kur ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ndërsa bisedimet po vazhdojnë ende në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të të dyja palëve. Nga Lëvizja Vetëvendosje është i pranishëm Hekuran Murati, ndërsa nga LDK-ja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Deri në këto momente nuk ka pasur deklarime zyrtare për media dhe ende nuk dihet nëse palët kanë arritur ndonjë afrim apo marrëveshje konkrete.

Latest from Blog

Go toTop