August 4, 2026
1 min read

Aksident në Dubravë të Istogut, tre persona dërgohen në spital pas përplasjes së dy veturave

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Dubravë të komunës së Istogut, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 15:35, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Go toTop