Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është zgjedhje e preferuar nga askush, por ato mund të shkaktohen nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për tejkalimin e ngërçit aktual.
Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, Kurti tha se nevojiten hapa konkretë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe për të shmangur një skenar të ri zgjedhor.
“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, mirëpo nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mosdëshirës që të shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen”, deklaroi Kurti.