August 4, 2026
1 min read

OpenAI paguan 3.2 milionë dollarë për të mbyllur hetimin në SHBA për praktikat e punësimit

OpenAI ka rënë dakord të paguajë 3.2 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara lidhur me pretendimet për diskriminim ndaj kandidatëve amerikanë gjatë procesit të punësimit.

Sipas autoriteteve amerikane, OpenAI dhe kompania Statsig dyshohet se kanë përdorur praktika që kanë dekurajuar aplikimet e punëtorëve amerikanë, përfshirë kërkesa për aplikime përmes postës, publikim të vendeve të punës në orare jo të zakonshme dhe mosshpallje të pozitave në platforma të jashtme.

Në marrëveshjen e arritur me autoritetet, OpenAI ka mohuar shkeljen e ligjit, por ka pranuar ta mbyllë çështjen pa vazhduar procedurat gjyqësore, raporton Reuters.

Nga shuma totale prej 3.2 milionë dollarësh, 1.2 milionë dollarë do të paguhen si gjobë civile, ndërsa 2 milionë dollarë do të shkojnë për kompensimin e personave që pretendohet se janë prekur nga praktikat diskriminuese.

Kompania është zotuar gjithashtu të rishikojë politikat e punësimit, të trajnojë stafin për zbatimin e rregullave kundër diskriminimit dhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Departamenti i Drejtësisë.

Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet amerikane kanë rritur kontrollet ndaj praktikave të punësimit dhe përdorimit të sistemeve të vizave të punës, duke e bërë këtë një nga rastet më të spikatura të fushatës kundër diskriminimit në punësim.

Latest from Blog

Go toTop