Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, në një rast që po hetohet si tentim-vrasje.
Për Demantim News, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:30, kur i dyshuari fillimisht ka tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën, e cila ndodhej në automjet. Në momentin që viktima është larguar, i dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të veturës.
Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Demantim News/