Të shtëna me armë janë raportuar të martën mbrëma në Malishevë, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të Policisë së Kosovës.
Për Demantim News, rasti ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një qytetar ka raportuar se një person, duke drejtuar një veturë në lëvizje, ka shkrepur tri herë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë sekuestruar katër gëzhoja, për të cilat dyshohet se i përkasin një arme me gaz.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.
/Demantim News/