August 5, 2026
1 min read

Arrestohet pasi dyshohet se mashtroi një shtetas të huaj me investime në Kosovë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur investimet dhe autorizimet ekonomike të një shtetasi të huaj, me të cilin kishte planifikuar të hapte një biznes të përbashkët në Kosovë.

Për Demantim News, rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës 2024–2026, ku i dyshuari, sipas Policisë, i ka shkaktuar viktimës dëm financiar përmes keqpërdorimit të investimeve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop