August 5, 2026
1 min read

Haradinaj kërkon bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës.

Për Demantim News, Haradinaj tha se verdikti i qytetarëve kërkon ndarje të përgjegjësive në procesin e vendimmarrjes, duke shtuar se deri më tani opozitës i është ofruar vetëm pjesëmarrje në qeveri dhe jo rol i barabartë në vendimmarrje.

Ai vlerësoi se, sipas rezultatit zgjedhor, një nga postet kryesore shtetërore duhet t’i takojë opozitës, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se synon të mbajë të gjithë pushtetin vendimmarrës.

Haradinaj shtoi se opozita është e gatshme të kontribuojë në krijimin e institucioneve, por vetëm nëse përfshihet në procesin e vendimmarrjes dhe jo vetëm në ndarjen e posteve ekzekutive.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop