Tre persona janë arrestuar në Dragash, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të kryejnë një vjedhje në një fabrikë jashtë funksionit.
Për Demantim News, Policia e Kosovës ka reaguar pas një informacioni për një vjedhje në zhvillim, ku njësitet policore kanë arrestuar fillimisht një të dyshuar brenda objektit, ndërsa pak minuta më vonë janë vënë në pranga edhe dy personat e tjerë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar mjete që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, përfshirë dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që dyshohet se shërbente për autorët.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit, të moshës 36, 37 dhe 38 vjeç, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe verifikimin e përfshirjes së tyre në raste të tjera të ngjashme.
/Demantim News/