August 5, 2026
1 min read

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të kërkuarit ndërkombëtarisht

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.R., i cili kërkohej prej kohësh nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

Për Demantim News, ndaj E.R. kanë qenë aktive dy urdhërarreste, si dhe letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar. Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë detyrimin, privimin e kundërligjshëm të lirisë dhe frikësimin gjatë procedurës penale në vazhdimësi.

Prokuroria bëri të ditur se ndaj tij po zhvillohen edhe procedura të tjera penale në Departamentin për Krime të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe në Prokurorinë Speciale, për vepra si vrasja e rëndë në tentativë, mbajtja e paautorizuar e armëve dhe kanosja ndaj zyrtarëve shtetërorë.

Sipas Prokurorisë, kërkesa për paraburgim është paraqitur për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së pengimit të procedurës penale, duke pasur parasysh se i dyshuari ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop