by
October 2, 2025
1 min read

Në Pejë 39 persona u arrestuan me urdhëresa tё gjykatave, gjatë muajit shtator

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, stacioni policor nё Pejё, ka njoftuar se gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj personave tё kёrkuar.

Sipas njoftimit të policisë, gjatё muajit shtator nga data 01.09.2025-30.09.2025, janё arrestuar 39 persona tё dyshuar.

Personat e arrestuar janë tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale. 14 nga ta janё dёrguar nё vuajtje dënimi nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e gjobёs janё liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka njoftuar se do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop