August 5, 2026
1 min read

Asfaltohet rruga Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, Kurti në inaugurim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, si dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kanë përuruar përfundimin e projektit për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë.

Për Demantim News, projekti ka kushtuar rreth 3.26 milionë euro dhe përfshin asfaltimin e një rruge me gjatësi prej 10 kilometrash, e cila lidh këto tri zona të komunës së Kamenicës.

Kurti tha se rruga do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe bizneseve, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lëvizjen e bashkatdhetarëve që vizitojnë këtë rajon.

Sipas tij, punimet janë realizuar brenda 195 ditëve, ndërsa projekti përfshin shtresat e asfaltit dhe sinjalizimin e plotë rrugor për rritjen e sigurisë në trafik.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop