August 5, 2026
1 min read

Kolona deri në 600 metra te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit për gjendjen në pikat kufitare, ku në disa prej tyre janë regjistruar kolona dhe pritje më të gjata.

Për Demantim News, pika më e ngarkuar mbetet Dheu i Bardhë, ku në hyrje qytetarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa kolona ka arritur në 600 metra. Në dalje nga kjo pikë raportohen 15 minuta pritje dhe rreth 100 metra kolonë.

Pritje janë regjistruar edhe në Jarinjë, ku në dalje kolona arrin në 200 metra, ndërsa pritja zgjat deri në 20 minuta.

Han të Elezit, pritjet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa në Merdar, në dalje, qytetarët po presin deri në 40 minuta, pa të dhëna për gjatësinë e kolonës.

Sipas autoriteteve, në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop