August 5, 2026
1 min read

Rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë mbyllet për qarkullim deri më 10 gusht

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 5 gusht deri më 10 gusht 2026, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Segmenti i prekur përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin me rrugët “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

Sipas njoftimit, mbyllja e përkohshme është bërë për shkak të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.

Qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik u rekomandohet të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.

Latest from Blog

Go toTop