Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me mundësinë e një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët nëse pritet të mbahet një takim me Kurtin gjatë ditës së sotme, Abdixhiku tha se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë me atë të shprehur një ditë më parë.
“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Abdixhiku.