August 5, 2026
1 min read

Kurti dhe Abdixhiku zhvillojnë një tjetër takim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë duke mbajtur një takim, sipas burimeve.

Ky është takimi i dytë radhazi mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas takimit të zhvilluar një ditë më parë ndërmjet delegacioneve të dy partive.

Pas takimit të së martës, përfaqësuesit e të dyja palëve u shprehën optimistë për arritjen e një marrëveshjeje politike që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja, duke lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e bisedimeve.

Më herët gjatë ditës, Abdixhiku kishte deklaruar se nuk kishte zhvillime të reja lidhur me një takim me Kurtin.

“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, ishte shprehur ai para gazetarëve.

Latest from Blog

Go toTop