Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë qendër e vëmendjes gjatë festimeve të karnavaleve në Barbados, ku u panë duke shijuar atmosferën me një vallëzim që nuk kaloi pa u vënë re.
Gjatë një koncerti, këngëtarja vallëzoi pranë partnerit të saj, ndërsa momentet mes tyre u bënë shpejt virale në rrjetet sociale për afërsinë dhe energjinë që shfaqën në publik.
Paraqitja e çiftit tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, të cilët ndoqën me interes skenën e krijuar gjatë performancës festive.

