August 5, 2026
1 min read

Grabitje në një argjendari në Kamëz, policia në kërkim të autorëve

Një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Kamëz, është grabitur pasditen e së mërkurës nga dy persona të paidentifikuar.

Sipas të dhënave paraprake, të dyshuarit ishin të armatosur, por arma nuk është përdorur gjatë grabitjes. Pasi morën sende me vlerë nga argjendaria, ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Në njoftimin e policisë thuhet se grupi hetimor është duke mbledhur dhe analizuar provat që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Latest from Blog

Go toTop