Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ministria ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim.
Sipas saj, rastet lidhen me dyshime për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike, për të cilat është kërkuar zbardhja e plotë nga organet e drejtësisë.
Pacolli theksoi se mbrojtja e pronës publike është përgjegjësi institucionale dhe se askush nuk duhet të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik.
Ajo shtoi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e pronës publike dhe për të kërkuar llogaridhënie në çdo rast ku ekzistojnë dyshime për keqpërdorim.