Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit do të mblidhen nesër në seancën konstituive të Kuvendit.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa deputetët tashmë janë regjistruar dhe kanë pranuar ftesat për pjesëmarrje.
Në rendin e ditës janë paraparë katër pika kryesore:
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;
- Betimi i deputetëve;
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.