August 5, 2026
1 min read

MASh kujton prindërit: Kanë mbetur edhe pesë ditë për aplikimin për subvencionimin e teksteve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në mbylljen e afatit për aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Sipas njoftimit, deri më tani, përmes platformës e-Kosova janë regjistruar 144.493 aplikime për përfitimin e këtij subvencionimi.

Procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur deri më 9 gusht, ndërsa ministria u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar ta bëjnë këtë brenda afatit.

MASh gjithashtu rikujton se para aplikimit duhet të verifikohet nëse xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe nëse të dhënat personale në platformën e-Kosova janë të përditësuara.

Pas përfundimit të aplikimit, të gjitha kërkesat do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga shkollat përkatëse, përmes koordinatorëve të autorizuar, përpara se të procedohen për subvencionim.

Latest from Blog

Go toTop