August 5, 2026
1 min read

Aksident fatal në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar pas përplasjes me veturë

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor me motor në provincën e Pistoias, në Itali.

Viktima është identifikuar si Maksim Sinani, i cili ndërroi jetë gjatë natës në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra nga përplasja.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Sinani ishte duke udhëtuar me motor drejt Pistoias, së bashku me një grup tjetër motoristësh, kur u përplas ballë për ballë me një automjet që vinte nga kahu i kundërt.

Përplasja ishte shumë e fuqishme dhe si pasojë e goditjes, 33-vjeçari u përplas rreth 50 metra larg vendit të aksidentit. Ai pësoi lëndime të shumta trupore dhe plagë të rënda në njërën këmbë, ndërsa motori i tij u dëmtua rëndë.

Ekipet emergjente arritën shpejt në vendngjarje dhe gjatë ndërhyrjes së parë mjekësore, Sinani ishte ende i vetëdijshëm. Ai u dërgua fillimisht në spitalin “San Jacopo” në Pistoia, ku mori trajtimin fillestar dhe u intubua.

Më vonë, ai u transportua me helikopter në Qendrën e Traumës në Careggi për trajtim të specializuar, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Policia italiane ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Latest from Blog

Go toTop