August 6, 2026
1 min read

Arrestohet një person në Pejë pasi dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 23:45, në rrugën “Rexhë Avdija”, pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacion për të shtëna me armë.

Pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin dhe e kanë arrestuar.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar një armë të tipit Zoraki, kalibër 9 milimetra, pesë fishekë dhe një karikator.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Policia Rajonale e Pejës u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve dhe festimeve të mos përdorin armë zjarri, duke rikujtuar se përdorimi i tyre në kundërshtim me ligjin përbën vepër penale.

Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme.

Latest from Blog

Go toTop