Kryetarja në detyrë e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nisë vazhdimi i seancës konstituive për formimin e legjislaturës së re.
E pyetur nga gazetarët nëse emri i saj do të propozohet sërish për postin e kryetares së Kuvendit, Haxhiu nuk dha përgjigje.