Fluks i shtuar i automjeteve po vazhdon të ketë në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata në disa vendkalime për qytetarët që po dalin nga vendi.
Sipas të dhënave të fundit për gjendjen në kufi, pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare Jarinjë, ku udhëtarët po përballen me pritje deri në 120 minuta për dalje nga Kosova.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdar automjetet po presin rreth 20 deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në shumicën e vendkalimeve, pritjet për hyrje dhe dalje janë rreth 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Han të Elezit për dalje koha e pritjes është nga 5 deri në 10 minuta.