Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë çështje gjatë ditës së sotme, përfshirë konstituimin e Kuvendit apo ndonjë eventualitet për formimin e Qeverisë.
Balje ka thënë se mes subjektit të saj politik dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk ekziston besim, duke theksuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.
Ajo ka bërë të ditur se nuk ka pasur takim me përfaqësues të VV-së dhe se nuk ka ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e saj.
“Jo, takim nuk kam pasur. Unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim nga hera e fundit. Asgjë nuk ka ndryshuar mes partisë sime dhe Vetëvendosjes dhe nuk kam asnjë arsye të reagoj ndryshe”, ka deklaruar Balje.