August 6, 2026
1 min read

Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve, mos e bllokoni Kosovën

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij do të kontribuojë në procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, Tahiri tha se Aleanca do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke theksuar se vendi nuk ka kohë për të humbur me përplasje dhe marrëveshje politike.

Ai vlerësoi se konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe se vonesat nuk kanë arsyetim.

“Kosova nuk ka as kohë e as energji për t’i humbur me lojëra e pazare politike. Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të Kosovës, por njëkohësisht kemi edhe qëndrimin tonë politik”, ka thënë Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe të mos e mbajnë vendin të bllokuar.

Latest from Blog

Go toTop