August 6, 2026
1 min read

Berisha: Institucionet duhet të formohen, nuk do të jem pengesë për presidentin

Deputeti i rizgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se mbështet vazhdimin e procesit për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane ka thënë se nuk do të jetë pengesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe se do të kontribuojë për tejkalimin e këtij ngërçi politik.

Berisha ka theksuar se është i interesuar që institucionet të funksionalizohen sa më shpejt, duke vlerësuar se vonesat në këtë proces duhet të përfundojnë.

“Jam duke punuar që institucionet të fillojnë punën sa më parë, sepse mendoj se është mjaft me këtë zvarritje të procesit. Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se synon të japë kontributin e tij në qeverisjen e vendit dhe në përfaqësimin e komunitetit egjiptian.

“Jam shumë i interesuar të kontribuoj për Qeverinë e Kosovës dhe për komunitetin që përfaqësoj. Për mua është e rëndësishme që shteti të funksionalizohet”, ka thënë Berisha.

Latest from Blog

Go toTop