Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka paraqitur emër për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Seanca ishte duke vazhduar me procedurat për konstituimin e legjislaturës së re, por mungesa e një propozimi për kryeparlamentar ka bërë që procesi të ndërpritet.
Vazhdimi i seancës pritet të bëhet pas zhvillimeve dhe konsultimeve të mëtejshme mes subjekteve politike.