Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë punimet e seancës pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Dehari ka bërë të ditur se ndërprerja erdhi pasi subjekti më i madh politik nuk ka propozuar emër për kryetar të Kuvendit.
“Meqë nuk kemi emër nga subjekti më i madh, obligohem që ta ndërpres seancën. Për vazhdimin e seancës do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Dehari.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Kurti ka kërkuar kohë shtesë për konsultime lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.