Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Seanca u ndërpre pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për konsultime lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Gjini ka kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.
“Ky është kulmi i paftyrësisë”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook.