August 6, 2026
1 min read

Përplasen tri vetura në rrugën Sarandë-Ksamil, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, ku janë përfshirë tri automjete.

Sipas mediave në Shqipëri, nga përplasja kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa numri i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar për disa minuta, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.

Latest from Blog

Go toTop