August 6, 2026
1 min read

Shtime: Me 178 km/h në zonën 60, policia e ndëshkon rëndë shoferin

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në Shtime, pasi u kap duke lëvizur me 178 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.

Për Demantim News, rasti ka ndodhur në rrugën transitore Davidovc–Belincë, ku njësia e trafikut ndaloi një 49-vjeçar që drejtonte një BMW M5 me targa të huaja.

Për shkak të tejkalimit ekstrem të shpejtësisë, shoferit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop