August 6, 2026
1 min read

Dokumenti “Besa”, nisma e re e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar dokumentin “Besa”, të cilin e cilëson si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Për Demantim News, Rama tha se “Besa” bazohet në katër shtylla kryesore: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim, me synimin për të forcuar marrëdhënien mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.

Sipas tij, kjo qasje synon rikthimin e besimit të qytetarëve ndaj administratës publike dhe ndërtimin e një kulture të re të shërbimit institucional.

Rama e lidhi nismën edhe me konceptin “Rilindja 2.0”, duke theksuar se sfida e mandatit të katërt është krijimi i një administrate më të afërt me qytetarët, përmes empatisë, përgjegjësisë dhe angazhimit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop